Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shtëpisë së Bardhë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa u shpreh se Kosova është e bekuar sa i takon miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mustafa shkroi se kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj Kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Trump”, përfundoi ai.

Top Channel