Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon vajza e Trump-it: Progres historik për zgjidhjen e një konflikti në Evropën Lindore

04/09/2020 20:43

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve të sotme në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një shënimi në Twitter, Ivanka e ka cilësuar historike marrëveshjen e arritur sot.

“Përgëzime Donald Trump, Richard Grenell, Robert Obrien dhe Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihma për zgjidhjen e një konflikti dekadash të gjatë në Europën Lindore”, shkruan Ivanka Trump.

Top Channel