“Jul Çezari” në Shkodër pas 100 vitesh/ Rivihet në skenë drama, për herë të parë u shfaq në 1920

04/09/2020 15:30

Në vitin 1920 u shfaq për herë të parë në Shkodër dhe pas 100 vitesh “Jul Çezari” erdhi sërish në këtë qytet por tashme në ambjente të hapura për shkak të pandemisë.

Nen kujdesin e regjisorit me famë ndërkombëtare, Ivica Buljan, vepra e Shekspirit, trajton historinë e vërtetë të diktatorit të Romës.

Jul Cezari, kishte mbledhur rreth vetes aq pushtet, sa rrezikonte që vendin ta kthente në monarki prandaj duhej larguar, dhe një situatë e tillë është prezentë prej vitesh në Shqipëri dhe jo vetëm, thonë aktorët.

Kjo vepër është një tragjedi historike nga William Shekspir, e bazuar ne ngjarje të vërteta dhe besohet të jetë shkruar në vitin 1599.

Top Channel