Gruaja shtatzënë prangoset para fëmijëve për postimin kundër masave anti-Covid në Australi (video)

04/09/2020 19:53

Një grua shtatzënë u prangos dje para fëmijëve në shtëpinë e saj në Australi, për një postim në mbështetje të protestave kundër masave të pandemisë, duke shkaktuar zemërim të gjerë dhe akuza për rivendoje të diktaturës në botën kapitaliste.

Bashkëshorti i saj Zoe Buhler vendosi lidhjen direkte në rrjet kur policia erdhi në shtëpinë e tyre, ku ata jetojnë me dy fëmijët 3 e 4 vjeç në Viktoria.

28-vjeçarja u akuzua me përdorim të platformave sociale për nxitje të shkeljes së rregullave të pandemisë për pjesmarrjen në protestat e fundjavave.

Ajo tha se as që ishte në dijeni se kishte shkelur ligjet. “Policia mund të më kishte telefonuar, mund të më thonin se nëse shkon në këtë event do të akuzohesh për një krim. Unë nuk jam përfshirë kurrë në krime”, tha ajo.

Në reagimet në mediat sociale prangosja e një gruaje shtatzënë konsiderohej një akt brutal e shtypës, per te cilin kerkonin doreheqjen e kryeministrit Andrews.

Policia australiane në një prononcim tha se për momentin oficerët nuk ishin përfshirë në shkelje të rregullave të arrestit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel