Ivan Rakitic kthehet në Sevilla. Klubi andaluz ka zyrtarizuar nënshkrimin me mesfushorin kroat, i cili sapo mbylli një sezon të dështuar te “blaugranat”. Revolucioni në Barcelonë pas mbërritjes së Koemanit dhe njoftimi i largimit të Messit kanë bërë që Rakitic të përballet me fazën e tij të dytë si lojtar i Sevillas, dëshirë që ai kurrë nuk e ka fshehur.

32-vjeçari ka nënshkruar për katër vjet. Sevilla, siç njoftohet nga MARCA, do t’i paguajë 1.5 milionë euro Barcelonës për kartonin e futbollistit (një shifër vërtet modeste), plus 9 milionë në formë bonuses, në varësi të arritjeve sportive të futbollistit dhe klubit.

Në qershor 2014, futbollisti i kombëtares kroate i tha lamtumirë mes lotësh stadiumit “Sánchez-Pizjuán”, por rikthehet në këtë impiant gjashte vite më pas. Në tre sezone e gjysmë te Sevilla, Rakitic luajti 149 ndeshje, shënoi 32 gola dhe dha 41 asiste. Ai ishte kapiten i skuadrës në triumfin e arritur ndaj Benficas në Torino, në Europa League (2013-2014).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA