Një shpërthim masiv në tundrat e ngrira të Arktikut ka zbuluar një krater rreth 60 metra të thellë, teksa rajoni po kalon një valë të paprecedentë moti të nxehtë.

Ngjarja që besohet se është shkaktuar nga akumulimi i gazit metan, ka lënë një nga vrimat më të mëdha në gadishullin Yamal, e cila u zbulua aksidentalisht nga helikopterët e televizioneve ruse.

Blloqet e dheut ishin lëshuar qindra metra larg epiqendrës së kraterit nga një forcë “kolosale” sipas shkencëtarëve që po ekzaminonin vendin.

Ata citonin si arsye akumulimin e gazit metan në akullnajat që po shkrihen prej verës së nxehtë, diçka që po ndodh në disa rajone Arktike të Rusisë.

Ky është në fakt kaviteti i 17-të që është shfaqur në rajon vitet e fundit, të cilat më parë kanë shkaktuar teori të pabesueshme konspiracioni që prej aktivitetiti të UFO-ve deri te testimet raketore të Kremlinit.

Gazi i lëshuar në tokë ka qenë i ngrirë prej mijëra vitesh dhe tani po shkrin.

Vrima e fundit është një nga më të mëdhatë e zbuluara.

Dr Evgeny Chuvilin, studies i institutit shkencor të Skolkovo tha se krateri “ishte impresionues për nga madhështia”.

“Kjo është shkaktuar nga forcat kolosale të natyrës”, tha ai.

“Kjo përmban informacione të rralla shkencore, që unë nuk jam gati të publikoj.

Ai tha se shpërthimet ndodhin për arsye të “të kaviteteve të mbushura me gaz në akullnajat e përhershme. Hapësirat përmbajnë gaz në presion të lartë që mbrohet nga shtresat 4-5 metra të trasha të akullit”.

Në raste të mëparshme hinka të tilla kanë çuar në formimin e liqeneve.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA