Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.215 vdekje, në Indi 1.045, ndërsa në Meksikë 827.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 42.659 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.950.931 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave në 122.596 me 1.215 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 814.375 raste dhe 30.375 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.159.096.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 78.357 raste të reja, duke e rritur në 3.769.523 numrin e të infektuarve, ndërsa me 1.045 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 66.333.

Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.901.908.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 827 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 65.241. Ndërkaq, me 6.476 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 606.036.

Deri më tani, në vend janë shëruar 421.373 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA