Dritan Abazovic, kryetar i lëvizjes e ‘zeza në të bardhë’, në Malin e Zi i ka dhënë sot përgjigje pyetjeve se çfarë do bëjë qeverisa e re pro serbe në vendin e tij me Kosovë.
Në një intervistë për gazetën serbë Kurir, Abazoviç tha se pavarësia e Kosovës nuk është në diskutim dhe se ai pret që Kosova dhe Serbia në të ardhmen të arrijnë marrëveshje. I pyetur nga media serbe për mundësinë që Mali i zi të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se natyrisht do të jemi kundër dhe mendoj se kjo pyetje as që do të vihet në rend dite, pasi që është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.
Madje thotë ai “pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen e afërt dhe të merren vesh me qëllim të uljes së tensioneve dhe mundësimit të procesit të pajtimit. Paqja nuk ka çmim.”
“Të gjithë këtu e duan paqen. Do të tentojnë të shkaktojnë incidente në të gjitha mënyrat. Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”.
Forca politike që drejton Abazoviç, u fut në aleancë me dy parti të tjera pro serbe të cilat më herët kanë qenë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për më tepër edhe kundër shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi.
Ndërkohë për sa i përket termit që shumë i thërrasin “Cetniku Shqiptar”, ai ka thënë se ndihet mirë. Sipas tij “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar sipas tij është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate
Pjesa nga intervista për gazetën “Kurir”:
Si ndiheni kur quheni “çetnik shqiptar”?
– Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe më vjen mirë që shumë njerëz që janë malazezë dhe serbë nga kombësia tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një çetnik shqiptar.” Nëse çetniku shqiptar është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate
Si të pajtojmë Malin e Zi të grindur? Mali i Zi dhe Serbia?
– Më së miri është të tregohet me shembuj personalë se njerëzit nuk po grinden, por që qeveria i ndan njerëzit për interesa personale. Nëse punojmë më shumë për integrimin, do ta kuptojmë lehtësisht njëri-tjetrin. Kur nuk ka propagandë të synuar mediatike kundër dikujt, kur ju shtrëngoni duart me njerëz që mendojnë ndryshe, qëllimi nuk është të luftoni për shqiptarët, serbët, malazezët, por për njerëzit. Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë të tensionuara sepse ky ishte interesi i partisë që ka qenë në pushtet deri më tani. Unë jam i sigurt se një nga interesat më të rëndësishëm kombëtar të Malit të Zi është që të ketë një politikë më të mirë të mundshme të fqinjësisë
– Titujt në mediat e Beogradit sot – “Shqiptari Dritan Abazović vendos për të ardhmen e Malit të Zi”! Si ndiheni në këtë rol?
– Nëse e kam atë përgjegjësi që nuk e prisja, se do të vendos për të ardhmen e Malit të Zi, unë e pranoj sfidën. Kam jetuar për një ditë që të ndodhë ndryshimi.
Cila është ëndrra jote?
– Mali i Zi në Bashkimin Evropian, për tu pajtuar dhe për të pasur një standard jetese shumë më të lartë se tani. Jam i sigurt se kjo ëndërr mund të bëhet realitet nëse veprojmë me përgjegjësi në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.
Nëse çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës është në agjendë në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi, si do të reagoni?
– Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Unë madje pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen e parashikueshme që do të qetësonte tensionet dhe mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jeta, biznesi …
Top Channel