Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA po tregon në raport me Kosovën, Albin Kurti vazhdon të këmbëngul se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira. K
Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA po tregon në raport me Kosovën, Albin Kurti vazhdon të këmbëngule se marrëdhënit e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira. Kryeministri në detyrë i Kosovës insiston se mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe sipas tij, nuk kanë qenë kurrë për çështje bilaterale.
“Kur Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga ne që t’i pranojmë refugjatët nga Afganistani menjëherë kemi thënë ‘po’. Ne e hoqëm taksën 10 për qind. Gjithashtu po i hapim dyert edhe atyre të cilët Shtetet e Bashkuara nuk i duan në territorin e vet, nëse nuk gaboj një ose dy prej tyre tani janë këtu, ndërsa kemi pranuar të marrim 50 vetë”, u shpreh Kurti.
Në deklaratën e bërë për mediat lokale, Kurti pohoi se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar se qëndrimi i tij kundrejt Serbisë ka qenë shumë i rreptë.
“Por, unë nuk mund të pres nga SHBA-ja që ta ketë qëndrimin për Serbinë siç e ka Kosova. SHBA-ja e ka njohur Serbinë, e ka njohur edhe Kosovën, janë miqtë dhe aleatë tanë. Madje janë aleati i pazëvendësueshëm dhe partneri kyç i yni, e janë po ashtu edhe miku ynë special”, shtoi ai.
Kurti madje shtoi se në këndvështrimin e tij, marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë kurrë më të mira sesa tani në raport me mbrojtjen dhe sigurinë. Tani kemi mbërritur pikën kulmore; si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë”, këmbënguli me bindje ai. Shtatorin e këtij viti, SHBA-ja njoftoi pezullimin për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Top Channel