Një 65 vjeçar i shtruar në pavijonin e covid tek Sanatoriumi u hodh mbrëmjen e sotme nga dritarja e katit të 4 të spitalit duke tronditur opinionin publik.
Viktima ishte nga Klosi dhe kishte dy ditë i shtruar në spital. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.
65-vjeçari është i dyti rast që vetëhidhet nga ambientet e spitalit covid 2 në gjendje të rënduar psikologjike.
Pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit. Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku.
Top Channel