Ka nisur ceremonia zyrtare e 100 vjetorit të Luftës së Vlorës. Në ceremoni marrin pjesë krerë të shtetit. Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës.

Më pas ka ardhur edhe presidenti Meta me kryetarin e parlamentit Ruçi.

Kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta janë parë të ulur pranë njëri tjetrit.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme për nga historia e saj dhe përfundimi.

” Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Iu jemi borxhlinj edhe për Luftën e Vlorës. Është momenti për të kujtuar peshën e kësaj ngjarje. Në këtë përvjetor është momenti për të kujtuar jo thjesht heroizmin por dhe peshën e kësaj ngjarje si një akt kundërshtie ndaj një force të huaj por dhe si një akt këmbëngulje.

Një tjetër element që vlen të kujtohet, është pjesëmarrja e e grave në atë luftë. Ishin gratë që organizuan një rrjet shitjesh të bizhuterive për mjekime dhe për të asistuar luftëtarët. Kjo tregon se çfarë peshe kishte ajo bërthamë luftëtarësh që e morën përsipër këtë luftë. Ishte një arsyetim i bërë me zemër”, tha Rama.

Top Channel