Piloti portugez i kampionatit MotoGP, Miguel Oliveira do të martohet me thjeshtrën e babait të tij, Andreia Pimenta, me të cilën njihej që kur ishin 13 vjeç dhe kanë pasur një lidhje sekrete prej 11 vjetësh, deri para sa ta bënin publike në 2019.

Pimenta është bija e gruas së dytë të babait të Oliveira, Cristina, teksa kjo e fundit bëhet për pilotin edhe njerkë edhe vjehrrë.

Babai i tij Paulo tha për të përditshmen Marca: “Jam i lumtur që djali do të martohet me gruan e jetës së tij”.

Çifti ishin fejuar verës që shkoi dhe martesa ishte planifikuar kësaj vere deri para ndryshimit të programeve prej koronavirusit.

Piloti i garave tha: “Para dashurisë ne kishim shumë miqësi, jemi rritur bashkë. Do të martoheshim kësaj vere por u detyruam ta shtynin për verën tjetër”.

Pimenta rregullisht poston foto dashurie të çiftit teksa kanë qenë duke udhëtuar.

Oliveira aktualisht renditet i 9-ti në MotoGp dhe gara e ardhshme është planifikuar më 13 shtator në San Marino e Rimini.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA