Rektorja e Shkodrës, Suzana Golemi/ Administrativja rrëzon kërkesën për pezullimin e dekretit të Metës

31/08/2020 11:34

Sapo është rrëzuar kërkesa për pezullim dekreti të presidentit Ilir Meta, sa i takon emërimit të rektores së Shkodrës. 

Kërkesa erdhi nga ana e ish-rektorit Adem Bekteshi, për shfuqizimin e dekretit të Metës në lidhje me emërimin e rektores Suzana Golemi, një kërkesë që nuk u pranua.

Gjatë një ceremonie në Presidencë, Meta dekretoi 12 rektorët e rinj të universiteteve, në mesin e atyre edhe atë të “Luigj Gurakuqit” në Shkodër, Suzana Golemi.

“Zgjidhja juaj erdhi përmes një procesi jo të lehtë veçanërisht prej situatës së pazakontë të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’iu përshtatur masave të cilat shpesh u kontestuan prandaj sfidat para jush janë të vështira por jo të pamundura. Mbani sa më larg politikës dhe ndikimit të saj autonominë e universiteteve”, u shpreh pak ditë më parë presidenti.

Top Channel