PS, kandidatët në nëntor/ A do largohet Shahini? Balla: Kompetencë e Kryeministrit

31/08/2020 15:08

Ndryshe nga PD që ka nisur filtrimin e kandidatëve për deputet socialistët për momentin këtë nuk e kanë çështje prioritare. I gjithë fokusi për partinë në pushtet është zgjedhja e organeve të reja drejtuese të kësaj force politike që do të kryhet asambleja kombëtare.

Situata me Covid19 e ka vështiruar mbledhjen e asamblesë kombëtare e përbërë nga 350 anëtarë e cila do të zgjedhë kupolën e re drejtuese të PS, duke nisur nga kryesia e re, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë; Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë; Komisionin e zgjedhjeve të Partisë përfshi Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare, bashkë me 2 nënkryetarët dhe sekretarin e Asamblesë kombëtare.

Megjithatë po punohet që kjo asamble të zhvillohet, në javët e para të shtatorit. Mbledhjes së asamblesë do ti parapri pasditen e kësaj të marte, një mbledhje pune në Elbasan e grupit parlamentar socialist. Nisur nga zërat se do ketë ndryshime në qeveri, duke përmendur emrin e ministres së arsimit Shahini, gazetarët e pyetën numrin dy të socialistëve për këtë. Përgjigja e ballës la gjithçka të hapur.

Top Channel