Megjithse jemi në mes të pandemisë, për një gjë jemi të sigurtë: Lady Gaga nuk lejon asgjë ta ndalojë për të servirur stilet e saj të frikshme dhe të paparashikueshme.

Gaga u shfaq dje në ceremoninë virtuale të çmimeve për videot muzikore të MTV me një seri kustumesh të pabesueshme, të shoqëruara me një numër po aq të pazakontë mbulesash për fytyrën.

Ish-mbretëresha e pop-it u shfaq në tapetin e kuq virtual me një fustan gjigand argjendi në stil astronautësh, çizme të stërmëdha dhe helmetë që përshtatej me to.

Teksa shpërndante foton në Instagram, Gaga komentonte: “Unë vishja mbulesa fytyre shumë përpara se kjo të bëhej interesante”.

Gjatë shfaqjes Gaga mori çmimin për bashkëpunimin më të mirë për këngën “Rain On Me” me Ariana Grande, duke veshur një tjetër kostum në stil ‘fluture’, të shoqëruar me maskë ngjyrë rozë që dukej sikur të ishte marrë nga seti i filmit të frikshëm ‘Breaking Bad’.

Gaga u rikthye më pas në skenë me një fustan të mrekullueshëm mëndafshi të blertë, ndërsa maskën e kishte pajisur me dy brirë të mbushur me përçina.

Një nga arsyet që fansat adhurojnë Gaga është se nuk dinë asnjëherë çfarë të presin prej saj.

Gaga këndoi direkt këngën e saj duke mbajtur maskën gjithë kohës.
“Më duket zëri si një disk i prishur kur këndoj me maskë”, tha ajo për shikuesit.

FOTO GALERI
3/5
Ish-mbretëresha e pop-it u shfaq në tapetin e kuq virtual me një fustan gjigand argjendi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA