23 vjet më parë, do të humbte jetën në një aksident tragjik princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë “nëna e shume nismave filantropike”.

Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësimeve humanitare jo vetëm e “bënë monarkinë britanike të dukej më njerëzorë”, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbare botës, thotë The Time. Dianën sot e njohin si “Princesha e Popullit”. Në një intervistë të realizuar në vitin 1995, dy vjet përpara vdekjes, ajo thoshte se do “t`i pëlqente që të ishte mbretëreshë”.

Por nuk po fliste për fronin e Anglisë, sipas CNN; po thoshte në fakt, se do të donte shumë që të ishte një “ mbretëreshë në zemrën e popullit”. Famën e saj, e përdori për të rritur ndërgjegjësimin mbi një sërë problemesh duke nisur nga sëmundja e lebrës e deri tek dhuna në familje dhe shëndeti mendor.

Në 1987-tën mbushi titujt e gazetave kur qëllimisht shtrëngoi duart me një pacient të prekur nga Hiv/Aids. Në muajt përpara aksidentit, vëmendjen e madhe mediatike të hedhur mbi të e spostoi mbi rreziqet e punes në minierat e Angolës.

Diana sot, gati tre dekada më vonë, vazhdon të mbetet popullore dhe mjaft e dashur pikërisht për shkak se njerëzit ndjenin se arrinin të krijonin një lidhje shpirtërore me të. Në 19916-tën, princesha kishte finalizuar divorcin me princin Charles, por syri i medias e ndoqi me të nëjjtin ritëm edhe gjatë lidhjes me Dodi al Fayed.

Të dy ata dhe shoferi Henri Paul vdiqën kur Mercedesi me të cilin udhëtonin u përplas në një tunel jo shumë larg kullës së Parisit, teksa po tentonin t`i shmangeshin paparacëve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel