Kuvendi i Shqipërisë nis punimet më 7 shtator, ja cili është rendi i ditës

31/08/2020 14:48

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet e saj më datë 7 shtator, ora 17:00.  

Në njoftimin për fillimin e sesionit të ri parlamentar, jepen edhe detaje se cili do të jetë rendi i ditës në parlament. Ky është sesioni i fundit parlamentar përpara zgjedhjeve të vitit 2021.

Njoftimi:

PER THIRRJEN E SESIONIT TE VII TE LEGJISLATURES SE IX

TE KUVENDIT TE SHQIPERISE, DATE 7.9.2020, ORA 17.00

Ne mbeshtetje te nenit 74, pika 1 te Kushtetutes dhe nenit 42, pika 1 te Rregullores se Kuvendit,

URDHEROJ:

Thirrjen e sesionit te VII te legjislatures se IX te Kuvendit te Shqiperise ne seance plenare date

07.09.2020, ora 17:00.

1-Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

2-Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 29.07.2020 dhe 30.07.2020.

3-Njoftimi i c;eshtjeve te depozituara ne Kuvend per shqyrtim.

4-Miratimi/Njoftimi i draftprogramit te punes se Kuvendit per periudhen 7 shtator – 16 tetor 2020.

5-Miratimi/Njoftimi i draftkalendarit te punimeve te Kuvendit per periudhen 7 – 25 shtator 2020.

III. Ngarkohen sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

KRYETARI

Gramoz RUÇI

Top Channel