Po transportonte një familje nga Afganistani/ 200 euro personi, arrestohet një 52-vjeçar në aksin Librazhd-Elbasan
30/08/2020 11:15
Një rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta është kapur në Elbasan.
Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjesëtarë nga Afganistani, të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejt fitimit 200 € për person.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel