Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i cili akuzohet për dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”
Policia thotë se në zonën e Plazhit në Durrës, A.M., 35 vjeç, banues në Laç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
Durrës
Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel