Rama mbledh OSBE për Bjellorusinë, kryeministri i ka dërguar letër presidentit Lukashenko për ndërmjetësim

28/08/2020 00:48

Për kryeministrin Rama, në Bjellorusi nuk bëhet fjalë për të negociuar krizë, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve. Në një intervistë dhënë në Vienë për gazetarin Muhamed Veliu, Rama u shpreh se, nuk bëhet fjalë për një punë individuale, por me një punë që lidhet me një organizatë të tërë dhe me një grup të madh njerëzish.

“Unë mendoj që kjo është gjëja e duhur dhe më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë dhe kaotik, mori kaq shumë vëmendje dhe ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por mbështet edhe me një rezervë nga Rusia”- tha Rama.

Kryeministri i ka shkruar një letër Lukashenkos, për të cilën thotë: Nuk kemi përgjigje. Po të kishim do kishim shkuar në Minsk, por kjo është detyra e OSBE dhe puna. Durimi është pjesë e rëndësishme e kësaj detyre.

A keni kontakte me opozitën në Bjellorusi?- e pyeti gazetari Muhamed Veliu.

“Jo se kemi preferuar të mbajmë një pozicion krejtësisht të baraslarguar nga të dy palët. Arsye pse dërguam letrën është se për të shkuar në Minsk duhet një aprovim dhe nuk mund të shkohet pa të. Vetëm nëse bëjmë selfie në protestë. Dhe jo nuk është puna ime dhe detyra ime. Jemi për të lehtësuar komunikimi me kushtet e krijuara. Kjo i takon popullit dhe autoriteteve Bjelloruse. Të dy palëve dhe nuk i takon OSBE apo kushdo qoftë që të zgjidhje. Por Bjellorusia është anëtare dhe është instrumenti i duhur nëse pranojnë këtë ofertë”- u përgjigj Rama.

Nga Viena Edi Rama foli edhe për zgjerimin e Greqisë me 12 milje ku tha se deklaratat që zgjerimi prek detin e Shqipërisë janë një deformim skandaloz deklarata e ministrit Dendias.

Top Channel