Miranda Kerr ka vërtetuar edhe njëherë se ajo dhe ish-bashkëshorti Orlando Bloom ruajnë një raport miqësor, me reagimin e lajmit që ai u bë sërish baba.

Aktori hollivudian dhe e fejuara e tij Katy Perry mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë sëbashku, një vajzë të cilës ia vunë emrin Daisy Dove. Çifti i famshëm e konfirmoi lajmin këtë të mërkurë përmes UNICEF, organizatë në të cilën janë ambasadorë.

Ndërkohë që e sapolindura Daisy është fëmija i parë i Bloom dhe Perry, Orlando është gjithashtu baba i një djali 9 vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda.

Megjithëse modelja e “Victoria’s Secret” dhe ylli i “Pirateve të Karaibeve” kanë shtatë vite që i kanë dhënë fund martesës së tyre, dyshja vazhdimisht ka treguar se janë prindër tepër “miqësorë”.

Miranda reagoi ndaj lajmit të lindjes së Daisyt duke pëlqyer postimin e Orlando Bloom.

Më pas ajo shprehu më drejtpërdrejt mbështetjen e saj duke komentuar në foton e Katy Perry.
“Jam shumë e lumtur për ju! Mezi pres ta takoj atë,” shkruan australiania 37 vjeçare.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel