Kurbin/ Kapen me kubikë kanabisi, arrestohen 4 persona! Mes tyre një i minoren

28/08/2020 10:01

Kurbin-  Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 4 shtetas, si autor të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Kufiri” u arrestuan shtetasit Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike.

Njoftimi i policisë:  

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kufiri”.

Vihen në pranga 4 shtetas, si autor të  dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kufiri”,  si rezultat i të cilit është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për  kultivim të kanabisit dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit :

– Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë,  B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunimin me njeri-tjetrin në kufirin e fshatrave Fangë, Mirditë dhe Shkopet, Kurbin, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kubikë ku dyshohet se ishin kultivuar fara kanabisi

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Top Channel