Një kampion bote në mundje ka ndërprerë dasmën e tij pasi të ftuarit nisën të merrnin mesazhe se nusja është një vajzë shoqëruese me pagesë.

24 vjeçari Zaurbek Sidakov, po martohej me 25 vjeçaren Madina Pliyeva, në rajonin rus të Kaukazit, në dasmën me rreth 500 të ftuar.

Por ata nisën të merrnin video të nxehta të nuses, që besohet se u dërguan nga gruaja e zemëruar e një biznesmeni të pasur.

Mundësi Sidakov do të përfaqësonte Rusinë në Lojrat Olimpike 2020 të shtyra prej pandemisë, por në mes të dasmës ai nisi të kapë nga flokët gruan e tij.
Më pas ai e la atë në tokë duke qarë dhe festa u anullua.

Madina u dërgua në spital nga miqtë e familjarët dhe tani raportohet se po fshihet në Moskë.

Pretendimet për të kaluarën e nuses duket se ishin një “surprizë totale” për Sidakov, në dasmën ku të ftuarit kishin sjellë dhurata me vlerë reth 100 000 euro.

Një nga të ftuarit tha: “Ndoshta në një situatë më pak të nxehtë reagimet nuk do të ishin kaq ekstreme. Familjarët e vajzës mohonin se ajo kishte pushuar si prostitutë dhe thonin se burri nuk e njihte të kaluarën e saj pasi ishin njohur vetëm në prill.

Një tjetër burim tha: “Ajo vjen nga një familje e pasur …por doli se ka qenë e dashuruar me një burrë të martuar dhe disa nga miqtë e saj e dinin këtë. Por kjo ka qenë tre vjet më parë, videot e postuara për të ftuarit ishin nga tre vjet më parë.

Nusja raportohet se kishte qenë dashnore e një biznesmeni rus në të 60-at, i listuar në revistën e më të pasurve rusë Forbes.

Një burim anonim tha: “I dashuri i moshuar i Madina, gruaja e të cilit shpërndau videon për hakmarrje, i ka siguruar një apartament në Moskë dhe e ka këshilluar të ruajë një profil të ulët deri sa kjo histori të harrohet”.

Sidakov është shpallur kampion bote në 2018 e 2019 ndërsa fitoren ia ka dedikuar viktimave të sulmit terrorist në shkollën Beslan në 2004, ku u vranë 334 njerëz dhe është vendlindja e tij.

FOTO GALERI
4/5
Te ftuarit ne dasme nisën të merrnin video të nxehta të nuses

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA