Gjirokastër/ Vodhi pensionet, arrestohet ish-punonjës i Postës i shpallur në kërkim

28/08/2020 09:17
Ilustrim

Gjirokastër- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. I arrestuari është J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Sipas policisë J.D (ish punonjës i Postës) ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në vitin 2018 ka dërguar Urdhrin për Ekzekutimin e  Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

I arrestuari ka qenë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e  Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kronologjia e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel