Incidenti në GJKKO, grupi hetimor merr në pyetje oficerët që ndodheshin në kafaz me Petrit Çakrin dhe vëllezërit Bushgjoka Këto janë pamjet tragjike të rrëzimit nga pema të një punëtori të bashkisë Berat. 46-vjeçari, Shkëlqim Metkaj ashtu siç shihet në ekran ka qenë duke sharruar një peme e cila ishte disa vjeçare dhe rrezikonte të thyhej duke rrezikuar edhe kalimtarët.
Por siç ndiqet edhe nga pamjet në momentin e prerjes, punëtori nuk ka mundur dot të mbajë ekuilibrin së bashku me sharrën elektrike në dore dhe është rrëzuar.
Kolegët e tij kanë vapruar për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Beratit, por ai nuk ka mundur dot të shpëtojë. Punëtori kishte marrë goditje të rënda në kokë dhe në trup dhe plagët e tij ishin tepër të rënda.
Policia tha se do të kryejë hetimet për këtë ngjarje, pavarësisht se provat në vendin e ngjarjes krijojnë idenë e humbjes së jetës nga pakujdesia. Çështja kaloi në organin e hetimit të qytetit jugor.
Top Channel