(Video) Berat/ U rrëzua nga pema dhe humbi jetën, momenti tragjik kur 46-vjeçari bie nga lartësia

27/08/2020 22:46

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në momentin që ishte duke shkurtuar pemët që ndodhen në brigjet e Lumit Osum.  

Top Channel ka siguruar edhe videon e momentit ku 46-vjeçari  Shkëlqim Metkaj bie nga pema. Siç shihet në këtë video ai ka qenë duke prerë pemën, por në momentin që pema rrëzohet në tokë, 46-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie nga lartësia.

Punonjësi i bashkisë nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Top Channel