Zonja e parë Melania Trump foli dje në mbyllje të konventës elektorale republikane, në një fjalim ku ofronte simpati për luftën kundër koronavirusit dhe bëri zotime për harmoninë racore në vend.

Megjithse zakonisht ajo eviton vëmendjen, dje lexoi fjalimin për një audiencë të vogël në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte dhe bashkëshorti i saj.

Ajo lavdëronte këtë të fundit duke e përshkruar si dikush që “nuk e fsheh atë që mendon për gjërat”.

“Ndershmëria totale është ajo që qytetarët meritojnë nga presidenti i tyre. Nëse ju pëlqen apo jo, ju gjithmonë do ta dëgjoni me zë atë që ai mendon në kokë”, tha mes të tjerash Melania.

Por megjithse fjalimi i saj kësaj radhe ishte disi i balancuar, Melania ka thënë mjaft gjëra të çuditshme në të kaluarën. Ja cilat janë disa nga ato më të paharrueshmet …

FOTO GALERI
6/7
6. Momenti kur tha se burri i saj "mbështet gratë"; “Ai mbështet të gjithë, mbështet gratë dhe i inkurajon të arrijnë nivelin maksimal”, tha Melania në një intervistë të 2016, në një kohë kur për Trump qarkullonin zhurmat e ngacmimeve dhe prekjeve seksuale ndaj grave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA