Zonja e parë Melania Trump foli dje në mbyllje të konventës elektorale republikane, në një fjalim ku ofronte simpati për luftën kundër koronavirusit dhe bëri zotime për harmoninë racore në vend.

Megjithse zakonisht ajo eviton vëmendjen, dje lexoi fjalimin për një audiencë të vogël në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte dhe bashkëshorti i saj.

Ajo lavdëronte këtë të fundit duke e përshkruar si dikush që “nuk e fsheh atë që mendon për gjërat”.

“Ndershmëria totale është ajo që qytetarët meritojnë nga presidenti i tyre. Nëse ju pëlqen apo jo, ju gjithmonë do ta dëgjoni me zë atë që ai mendon në kokë”, tha mes të tjerash Melania.

Por megjithse fjalimi i saj kësaj radhe ishte disi i balancuar, Melania ka thënë mjaft gjëra të çuditshme në të kaluarën. Ja cilat janë disa nga ato më të paharrueshmet …

FOTO GALERI
4/7
4. Momenti i fjalimit nga Michelle Obama; “Prindërit e mi më kanë mësuar të punoj shumë për të arritur ato që dëshiron nga jeta”, tha Melania në nëj fjalim elektoral në 2016 i cili rezultoi i njëjtë me një pjesë të fjalimit të Michelle Obama në një konventë në 2008

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA