Kontribut në Luftën e Vlorës/ Presidenti Meta vlerëson 38 figura të shquara patriotike

27/08/2020 16:45

Presidenti Meta vlerëson 38 figura të shquara patriotike të  krahinës së Lumit të Vlorës për kontributin në Luftën e Vlorës të viti 1920.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilloi sot një vizitë pune në Bashkinë e Selenicës, ku vlerësoi luftëtarë, drejtues të njësive luftarake,  atdhetarë dhe patriotë  të krahinës së Lumit të Vlorës, për trimërinë, patriotizmin dhe  kontributin e shquar, në mbrojtje të interesave kombëtare ndaj pushtuesve italianë në vitin 1920.

Kreu i Shtetit,  në ceremoninë solemne të dekorimit të luftëtarëve të Lumit të Vlorës, ka vlerësuar sot edhe skulptorin e “Popullit” Mumtas Dhrami, me dekoratën “Nderi i Kombit” për realizimin e veprës historike të monumentit të Drashovicës.

Top Channel