Dy të reja në Florida të SHBA-ve, të moshës 19 dhe 20 vjeç, dyshohet se shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion.

Ata i dërgonin adoleshentet në hotele të ndryshme, si edhe shpërndanin foto të tyre të zhveshura në internet kundrejt parave. Kiara Nunez, 21 vjeçe dhe Aleksandra Coral Springs akuzohen për ushtrim prostitucioni ndaj të miturve për aktivitet që është kryer nga tetori 2019 e deri në shkurt 2020.

Autoritetet policore thanë se të dyshuarat postonin foto të zhveshura të vajza që ishin vetëm 15 vjeçe në internet, në mënyrë që t’i reklamonin ata për seks. Aktiviteti i jashtëligjshëm u zbulua pasi Nunez filloi komunikimet me një polic të fshehtë, i cili kërkonte dy vajza të moshës 15-vjeçe, ndërsa

Nunez i tha se mund të gjente për të vajza në moshë më të re. E gjithë shërbimi, kishte një kosto diku tek 250 dollarë.

Ndërkaq njëra nga viktimat e prostitucionit ka thënë në polici se 21-vjeçarja Nunez, i kërcënonte nëse ata denonconin në polici. Ajo i thoshte vajzave se nëse ata do ta bënin një gjë të tillë, ajo do t’i tregonte gjithçka familjeve të tyre.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel