Britney Spears ia ka besuar pasurinë e saj multi-milionë dollarëshe motrës së saj të vogël, Jamie Lynn. Vendimi u mor pasi një gjykatë në Los Anxhelos zgjeroi konservatoritetin e këngëtares nga babai deri në shkurt të vitit 2021.

Sipas dokumenteve të gjyqit, të siguruara nga gazetat “The Los Angeles Times” dhe “The Blast”, Lynn paraqiti një dosje gjyqësore javën e kaluar, në të cilën deklaronte se ajo është tanimë e besuara e yllit të popit. Në dosje 29 vjeçarja kërkoi transferimin e pasurive të Spears në llogaritë e saj si kujdestare.

“L.A Times” raporton se kërkesa e Jamie është në pritje të aprovimit nga një gjyqtar. Në momentin që kërkesa aprovohet, Lynn bëhet përgjegjëse për shpërndarjen e pasurisë së motrës te djemtë e saj kur ajo të ndërrojë jetë.

Gazeta shton se dosja e Jamie nuk është e lidhur drejtëpërdrejtë me dosjen e konservatoritetit të Spears.

Ndërkohë një tjetër burim i afërt me këngëtaren e “Toxic” tha për “E!News” se arsyeja që Britney i besoi motrës së saj të gjithë asetet është sepse ajo është ekstremisht e përgjegjshme dhe e besueshme.

“Jamie Lynn është shumë besnike dhe protektive ndaj Britneyt. Është personi perfekt për të ndërmarrë vendime financiare që nuk e dëmtojnë Spears, “ shton burimi.

Që nga viti 2008, pas incidentit ku goditi paparacët me çadër dhe qethi të gjithë flokët e saj, Britney Spears kontrollohet nga babai i saj Jamie, sipas një marrëveshje konservativiteti.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA