Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.216.558 numri i rasteve me koronavirus.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.935 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.216.558 numrin e rasteve ndërsa me 322 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 28.656.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 13.502 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.317 dhe në Algjeri 1.465 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 615.701 raste, Egjipti me 97.825 dhe Nigeria me 55.864 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë arrin në 945.475.

Top Channel