12 miljet, reagojnë Meta e Rama/ Presidenti: Respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

27/08/2020 15:04

Kryeministri Edi Rama reagoi në Facebook lidhur me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në det dhe interpretimet ‘fake news’ që sipas tij i janë bërë në hapësirën shqiptare si zgjerim në ujëra shqiptare.

Ai e quan një sajesë të vjetër të kohës kur negociatat tona me palën greke thotë ai po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Rama risjell në kujtesë deformimin sipas tij skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujërave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin, ishte tipik rasti i ushqimit të paditurisë si argument me helmin e nacionalizmit.

E njëjta deklaratë, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhtie të qeverisë sonë! E vërteta është e thjeshtë shkruan Rama. Greqia nuk do të gllabërojë ujërat tona sepse Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive, por se shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982.

Edhe Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë nga Drashovica e Vlorës reagoi dhe Presidenti Meta ka folur për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e hodhi poshtë marrëveshjen në vitin 2010.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”.

Top Channel