Rusia e hapur për bashkëpunim me Turqinë në prodhimin e përbashkët të helikopterëve

26/08/2020 14:12

EMRE GÜRKAN ABAY – Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Helikopterët Rusë (Russian Helicopters), Andrey Boginskiy, tha se janë të hapur për bashkëpunim me Turqinë në lidhje me teknologjitë dhe prodhimin e helikopterëve.

Boginskiy, drejtori i përgjithshëm i Helikopterëve Rusë, pjesë e kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes Rosteh, në aktivitetin “Armiya-2020” vlerësoi për Anadolu Agency (AA) rreth prodhimit të helikopterit mes Rusisë dhe Turqisë.

Ai vuri në dukje se Turqisë i janë dorëzuar tre Ka-32 helikopterë për luftë kundër zjarrit.

Boginskiy tha se këto helikopterë përveç Turqisë përdoren edhe nga vendet tjera evropiane.

Ai më tutje theksoi se mes Turqisë dhe Rusisë mund të zhvillohet bashkëpunim në fushën e teknologjisë dhe prodhimit të helikopterëve.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Turqinë rreth teknologjive dhe prodhimit të helikopterëve. Tema ka të bëjë me situatën e tregut dhe të ardhmen e produkteve që do të prodhohen. Jemi të gatshëm që të diskutojmë bashkëpunimin në këtë fushë. Duke marrë vendime mbi të dhënat ekonomike duhet të fillohet me çështjet e tregut, vëllimit”, tha ai.

Boginsky gjithashtu vitin e kaluar, pas vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në Moskë, në deklaratën për AA kishte theksuar se “Si Rusi ne e shohim brenda mundësive edhe prodhimin e përbashkët të helikopterëve”. /AA/

Top Channel