Është padyshim një ndër përsonazhet publik më të komentuar me famë botërore. Jennifer Lopez ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për paraqitjet e saj. Diva e muzikës, e cila së fundmi festoi 51 vjetorin e lindjes çdo herë dhe më shumë shfaqet më tërheqëse.

Por, duket se Lopez është tërhequr për pak kohë nga muzika për t’ju përkushtuar një tjetër pasioni, kozmetikës. Ashtu sikurse shumë personazhe të tjerë publik, edhe 51-vjeçarja ka krijuar linjën e saj të produkteve të bukurisë. Ka qenë vetë këngëtarja që ka zbuluar këtë surprizë për ndjekësit, ku tregon se linja e re quhet “JLo Beauty” që pritet të lançohet së shpejti.

 

Nuk dua t’ju lë të prisni më gjatë, diçka po vjen“, ka shkruar artistja krahas fotos në Instagram. Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore Lopez, ka bërë me dije se do të vijë me një bashkëpunim me një ndër artistët më të suksesshëm latinë, Malumën.

Top Channel