Një babë e bijë në Kanada, kanë mbetur tërësisht të befasuar kur para varkës me të cilën po udhëtonin, nisin “spektaklin” dy balena gjigante.
Sean Russell dhe vajza e tij Sarah kishin dalë herët në mëngjes nga shtëpia për të peshkuar në plazhet e Newfoundland-it. Teksa ishin duke shkuar më në thellësi, në ndjekje të grumbujve të peshqve, atyre i dalin pranë dy balena gjigante, të cilat nisën të “kërcejnë” disa metra mbi ujë. I gjithë momenti është filmuar nga Sean dhe aty është fiksuar dhe fytyra e mahnitur e vajzës.
“O zot çfarë më panë sytë. Dy balena kërcyen fare pranë nesh. O Zot çfarë pamje”, dëgjohet të thotë vogëlushja në video.
Ndërsa për mediat vendase Sarah tha: “U zgjuam këtë mëngjes me babin dhe vendosëm të shkonim për peshkim. Teksa po shkonim më në thellësi shfaqen dy balena gjigante dhe nisin të kërcejmë.
Fillimisht u habitëm dhe thanë se ku ikën. Babai mendoi se ata u frikësuan, kur pak sekonda më pas gjitarët gjigantë shfaqen sërish dhe nisën spektaklin”.
Top Channel