“Do të vdesësh për katër muaj”, 19-vjeçarja zbulon si hoqi dorë nga ushqimi për t’u dukur elegante (FOTO)

26/08/2020 13:56

Të nxituara nga reklamat apo edhe pozat perfekte në rrjetet sociale, ku promovohen femra elegante dhe në super formë, shumë vajza heqin dorë nga ushqimi dhe dëshirojnë të duken sa më në formë.

Madje shumë prej tyre kalojnë në anoreksi, duke patur probleme fatale me shëndetin tyre. Kështu ka ndodhur edhe me vajzën e aktores së njohur Lisa Rinna, Amelia Gray Hamlin, e cila në moshën 14-15 vjeç kishte ndërprerë ushqimin.

Kjo kishte ndodhur pas një komenti të lexuar në një gazetë për shëndetin e tepërt të saj, dhe për shumë kohë pinte vetëm ujë me limon dhe hante vetëm ndonjë supë.

“Daily Mail” shkruan se përveçse nuk ushqehej aspak shëndetshëm, ajo edhe bënte ushtrime gjatë gjithë kohës që të bëhej sa më elegante.

Por sigurisht që ky regjim rezultoi fatal për të renë, pasi ajo u dobësua aq shumë, sa mjeku i tha gjatë një vizite, se i kishin mbetur vetëm katër muaj jetë, nëse nuk ndryshonte regjimin e ushqimit.

Prindërit e saj u alarmuar nga ky lajm dhe menjëherë e regjistruan 19-vjeçaren në një program ushqyes dhe sot ajo është e shëndetshme. “Unë isha me fat që shpëtova”, thotë 19-vjeçarja.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA