Julia Vins është peshëngritësja ruse që mori famë në internet për ndërtimin e një trupi muskuloz të kombinuar me një fytyrë bukuroshe të brishtë

E njohur ndryshe si ‘Barbie muskuloze’, Vins kryen ngritje peshash prej shtatë vjetësh duke arritur rezultate spektakolare e duke fituar famë mes sportisteve femra.
24-vjeçarja me bicepsa 40cm rrethorë mban titullin ndërkombëtar të stilit shtytje me 252.5 kg dhe atë të ngritjes në stol me 165kg.

Ajo thotë: “Kur isha 15 vjeç kuptova se doja të ndryshoja diçka në jetën time pasi nuk isha e kënaqur. Isha shumë e dobët, nuk merresha me asgjë, kështu që vendosa të bëhem më e fortë, si fizikisht dhe mendërisht.”

“Njerëzit tani më quajnë ‘Barbie muskuloze’ – ky krahasim më pëlqen. Kam sy të bukur dhe përdor makiazh por në të njëjtën kohë jam e fortë, mund të ngre në stërvitje 190kg. Dua të fuqizohem akoma më shumë”.

Atletja thotë se nuk merr steroidë apo mjekime të ndaluara dhe insiston se ka ndërtuar trupin e saj vetëm me stërvitje.
Vins ka fituar dhe disa role episodike në filmat rusë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel