Të infektuar me Covid, 1 në 8 pacientë i prekur në spital

25/08/2020 14:48

Një në tetë pacientë të shtruar në spitale me koronavirus, e ka marrë atë pikërisht në spital. Ky është rezultati i një studimi të kryer në 10 spitale në Britaninë e Madhe dhe një në Itali.

Kërkuesit e king’s college në Londër thanë se kjo është një shkallë relativisht e ulët e infektimeve të marra në spital dhe tregon se masa efikase kontrolli dhe mbrojtjeje janë marrë. Ata analizuan 1500 raste deri më 28 prill, duke mbuluar kështu periudhën e pikut në Britaninë e Madhe. Pjesa më e madhe e këtyre pacientëve kanë qëndruar në spital për shumë kohë – thonë autorët.

Ata ishin të moshuar, të brishtë dhe kishin edhe sëmundje të tjera. Pacientët që e kanë marrë virusin në spitale, sipas studimit, kanë patur edhe rezultate më të mira se sa ata që janë shtruar në spital me virusin, ndoshta për faktin se janë diagnostikuar dhe trajtuar më shpejt. Sipas studimit, mijëra pacientë ka gjasa të jenë infektuar me koronavirusin në spitale në Britaninë e Madhe.

Top Channel