“S’ia fal vetes”/ E reja e prekur nga Covid-19: Për një natë në disko infektova gjithë familjen

25/08/2020 17:15

Italia është një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi dhe që prej fillimit të pandemisë përtej Adriatikut janë regjistruar mijëra vdekje.

Këtë bilanc negativ, ekspertët e kanë lidhur me të rinjtë, të cilët sipas tyre kanë rënë në kontakt me virusin, në diskot apo baret e qyteteve të mëdha të Italisë, për ta dërguar më pas tek familjarët e të afërmit. Një rast i ngjashëm është dhe ai i një të reje në Itali. Ajo është shprehur për mediat vendase se pas një nate dëfrimi me miqtë, ra në kontakt me virusin vdekjeprurës dhe më pas infektoi të gjithë familjen. Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është shprehur e penduar për këtë veprim dhe do të dëshironte që të rikthente kohën pas, e të vepronte ndryshe.

“Mendova se asgjë s’do të ndodhte, por m’u kthye në film horror. Pasi dola pozitive i bën tampon edhe familjes sime, vetëm mamaja doli negative. Babai prej dy javësh ndodhet në terapi intensive, nuk mund as ta shoh apo ta takoj. Nuk do t’ia fal kurrë vetes sime që ai u infektua për fajin tim”, tregoi mes lotësh e reja.

Top Channel