Pompeo për shitjet e avionëve: SHBA do të sigurohet që Izraeli të ruajë avantazhin ushtarak në rajon

25/08/2020 16:59

Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që Izraeli të ruajë avantazhin ushtarak në Lindjen e Mesme megjithë marrëveshjet e armëve me Emiratet e Bashkuara Arabe, tha sot sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo në lidhje me shitjet e mundshme të gjuajtësve F-35.

“SHBA e ka si kërkesë ligjore ruajtjen e një avantazhi cilësor ushtarak në këtë aspekt”, tha Pompeo për gazetarët pas një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.

Edhe Netanyahu tha se ishte siguruar për këtë nga Pompeo, teksa ky i fundit ka nisur një turne për të shfaqur mbështetjen e SHBA për përpjekjet e paqes mes Izraelit dhe vendeve arabe, në të cilin do të vizitojë dhe Sudanin, Emiratet dhe Bahrain.

Zhvillimi vjen pas ankesave të Izraelit për mundësinë që vendi i vogël i Gjirit Persik të marrë armë të avancuara nga SHBA, si gjuajtësit anti-radar F-35.

Pompeo tha se Uashingtoni jep pajisje ushtarake për Emiratet prej 20 vjetësh me qëllim t’i kundërpërgjigjet kërcënimeve nga Irani.

FOTO GALERI
1/3
Jared Kushner ka sugjeruar në një intervistë me rrjetin se marreveshja "duhet të shtojë mundësinë" për një shitje të mundshme të gjuajtësve

Top Channel