Në librin e Zhyl Vernit, “Rreth botës për 80 ditë”, Fileas Foggu nisej nga Londra për një aventurë të pabesueshme për kohën.

Në realitetin e sotëm, kryeqytetin britanik do të jetë pikënisja e një udhëtimi epik me autobus drejt Delhit, i cili zgjat 70 ditë me ndalesa në 18 vende të ndryshme të botës. Nisma i përket Adventures Overland dhe duhet të vihet në jetë nga viti 2021.

Udhëtarët brenda pak më shumë se dy muajve do të përshkojnë 20,000 km. Ata do të kenë mundësi zgjedhjeje, të blejnë bileta për një udhëtim të plotë ose të bëjnë vetëm njërën prej ndalesave të tij. Në fakt, i gjithë rrugëtimi do të ketë mjaft të tilla, duke përfshirë edhe qytete europiane si Moska, Vilniusi, Praga, Brukseli e Frankfurti e dukë mbërritur deri në Tashkent.

Parashikohet edhe një pjesë lundrimi në Detin Kaspik në Kazakistan përpara se të vazhdohet drejt Kinës për të eksploruar shkretëtirën e Gobit, Murin e Madh Kinez, një takim me pandat gjigante në Chengdu e më pas lëvizja në Rrugën e Mëndafshit. Në këto kohë pandemie, sediljet janë rregulluar në mënyrë të tillë që të ketë më shumë hapësirë mes tyre, e madje edhe ndarëse me perde.

Top Channel