Maqedonia e Veriut regjistroi brenda 24 orëve të fundit 4 vdekje dhe 78 infektime nga koronavirusi i ri pas testimit të 860 kampionëve. Numri i të prekurve është më i ulëti që nga 4 gushti kur qenë shënuar 75 të infektuar, ç’ka ushqen shpresat se e një kthese të trendit të përhapjes së sëmundjes në vendin fqinj.

Viktimat janë dy nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeç, një nga Tetova i moshës 73 vjeç dhe nga tjetër nga Kumanova, 68 vjeç. Sa i përket të infektuarve, 28 janë nga Shkupi ndërsa numër më i vogël se dhjetë është regjistruar në 16 qytete tjera. Numri i të shëruarve në 24 orët është fundit është 40.

Drejtuesit e institucioneve mjekësore kanë thënë se shifrat janë shpresëdhënëse dhe dëshmi se vendi ka kapacitet për përballje me pandeminë. “Vetëm së bashku mund ta luftojmë pandeminë” COVID-19 me të cilën po përballemi me sukses. Institucionet po u përmbahen të gjitha protokolleve dhe rekomandimeve të përcaktuara për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithëve përreth nesh, por këtë duhet ta bëjë çdonjëri prej nesh.

Ne mund të mos jemi të vetëdijshëm se jemi të infektuar, dhe të mbajmë maskën është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar dhe përhapur virusin”, ka deklaruar Kosta Kapsarov, mjek në Klinikën Infektive në Shkup. Për shkak të mosrespektimit të vendimit për mbajtjen e maskës, Ministria e Punëve të Brendshme, në 24 orët e fundit ka prerë 459 gjoba.

Top Channel