Kim Jong-un në koma? Diktatorja e re që pritet të marrë pushtetin, analistët: Më e rrezikshme se i vëllai

25/08/2020 18:43

Këto ditë, mediat ndërkombëtare janë shprehur se diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ndodhet në gjendje kome dhe drejtimin e vendit pritet ta marrë motra e tij, Kim Yo-jong.

Kush është Kim Yo-jong?

Në fakt e motra dhe diktatori kanë pasur një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin që në moshë të vogël. Të dy së bashku kanë studiuar në Zvicër midis viteve 1996-2000. Më pas 32-vjeçarja vazhdoi studimet në Universitetin Ushtarak “Kim Il-sung” dhe më vonë për shkenca kompjuterike në Universitetin “Kim Il-sung”. Yo-jong është e martuar me Chose Song, djali i zyrtarit të lartë ushtarak të Koresë së Veriut dhe politikani Choe Ryong-hae, me të cilin ka një fëmijë.

Analistët ndërkaq, kanë argumentuar se nëse vjen në pushtet, 32-vjeçarja përbën një kërcënim më të madh për SHBA-në sesa i vëllai. Profesori Sung-Yoon Lee parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për të qenë një diktatore më e “hekurt”.

“Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe të fitojë respektin e të tjerëve nuk do ta bëjë duke qenë e mirë, por duke u treguar një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

Ndërsa, David Maxwell, kolonel në pension i ushtrisë amerikane ka deklaruar:

“Unë nuk kam parë ndonjë provë, asnjë tregues se si ajo mund të sundojë, por spekulimet e mia, duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes është se ajo do të sundojë me një grusht të hekurt”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel