Hoqi dorë nga alkooli/ 47-vjeçarja pëson transformim drastik (FOTO)

25/08/2020 18:09

Tanimë një trajnere fitnes-si, ndërsa disa vite më parë një person i varur nga alkooli, me disa kilogramë më tepër dhe në rrezik për jetën.

Kjo është me pak fjalë historia e 47-vjeçares australiane Justine Whitchurch. Ajo është shprehur për mediat vendase se para shtatë vitesh u detyrua të hiqte dorë nga alkooli, pasi mjekët i thanë se nëse do të vazhdonte ta konsumonte, shumë shpejt duhet t’u thoshte lamtumirë fëmijëve.

Kthesa nuk ishte aspak e lehtë, gruaja u detyrua t’i thoshte jo një nga gjërave që në atë kohë për të ishte tepër e dashur dhe të “kapej” pas një jete aktive, të shoqëruar me ushtrime fizike dhe ushqime të shëndetshme.

“A e besoni, konsumoja tre shishe verë në ditë. Mjekët më thanë që nëse do të vijoja në këto ritme shumë shpejt do të sëmuresha rëndë, apo më keq akoma edhe mund të vdisja. E kisha tepër të vështirë të hiqja dorë nga alkooli. Të hequrit dorë ndodhi kur pashë vajzën time nëntë vjeçe me lot në sy, e duke menduar se unë s’do të isha më me to. U dobësova 14 kilogramë në vetëm gjashtë muaj. Mëlçia më ishte dëmtuar së tepërmi, zemra gjithashtu. Ndryshova aq shumë sa që kur më pa babai, nuk më njohu”, u shpreh 47-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel