Frika nga koronavirusi, Bali mbyll dyert për turistët

25/08/2020 14:24

Ishulli indonezian i Balit nuk do të hapet për turistët e huaj këtë vit për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Autoritetet e destinacionit popullor të pushimeve më herët kishin thënë se vizitorët e huaj do të lejoheshin të ktheheshin duke filluar nga muaji i ardhshëm. Por plani është rrëzuar pas shqetësimeve për numrin në rritje të rasteve të covid 19 në Indonezi.

Lëvizja ka shtuar shqetësimet për pasojat tek banorët në një ekonomi që është e varur shumë tek turizmi. Miliona të huaj fluturojnë drejt balit çdo vit në kërkim të plazheve të shkreta, fushave të orizit në tarraca dhe tempujve Hindu. Por, numrat e tyre kanë rënë ndjeshëm pasi Indonezia mbylli kufijtë për të huajt ashtu siç kanë bërë edhe vende të tjera që po luftojnë me pandeminë.

Që nga fundi i korrikut, ishulli është kthyer nga vizitorët e brendshëm me shpresën se ata do të mund ta mbajnë gjallë industrinë e turizmit, zemrën e ekonomisë lokale, duke rihapur plazhet, tempujt dhe monumentet e tjera për udhëtarët vendas.

Top Channel