Avionët ushtarakë ishin dizenjuar deri me sot me idenë e pilotimit kryesisht nga meshkujt në misionet disaorëshe të luftimit.

Por me shtimin e numrit të fermave pilote në forcat ajrore të SHBA, problemi i nevojave personale gjatë misioneve të gjata taktike, është kthyer në një problem që kërkon zgjidhje afatgjatë.

Prandaj Pentagoni ka nisur të pranojë propozime për zhvillimin e teknologjisë së një sistemi urinimi gjatë fluturimit që do të mund të përdorej edhe nga gratë në misione që mund të zgjasin mbi 10 orë. Profilet moderne të luftës ajrore dhe aftësitë e furnizimit në ajër, kanë zgjatur kohët e fluturimit dhe rrjedhimisht nevojën e ekuipazhit ajror për të kryer nevojat e tyre.

Forcat ajrore evidentuan se pilotet femra po hasnin probleme të konsiderueshme në këtë aspekt që u shkaktojnë atyre lodhje, konfuzion dhe humbje të aftësive konjitive.

Por edhe më parë opsionet e shkarkimit të urinës për pilotët luftarakë në fluturim ishin të kufizuara, pasi vetëm disa avionë kishin enë që e kalonin atë në tuba për ta shkarkuar në ajër. Të paktën nëntë aksidente fatale me gjuajtësit amerikanë F-16 dhe një me gjuajtësit A-10 kanë pasur të bëjnë me pilotin që ngatërrohej me pajisjet e urinimit në fluturim.

Prandaj një konkurrim i kufizuar është hapur për atë që autoritetet quajnë “një sistem i përmirësuar i lirimit të urinës e lëngjeve trupore, sidomos për pilotet femra”. Një nga kategoritë e kërkuara është që sistemi të jetë “i thjeshtë për t’u instaluar dhe çinstaluar për femrat pilote, të mos ketë rrjedhje dhe të mund të përdoret disa herë”.

Aparati ideal duhet të jetë i çmontueshëm në rast të lëshimit të emergjencës nga kabina, të jetë kundër zjarrit në mënyrë që të mos kthehet në një rrezik dhe të funksionojë në kontekstin e kabinës së pilotit luftarak.

FOTO GALERI
1/4
Profilet moderne të luftës ajrore kanë zgjatur kohët e fluturimit dhe rrjedhimisht nevojën e ekuipazhit ajror për të kryer nevojat

Top Channel