Elizabeta II/ Shtohen sinjalet për largimin nga froni të mbretëreshës së Anglisë

25/08/2020 15:46

Zhurmat se Elisabeta e Anglisë është pranë largimit nga froni mbretëror tashmë duken më të besueshme se kurrë.

Pas gjashtëdhjetë e tetë vjet mbretërimi sovrania britanike që mbushi 94 vjeç në 21 prill, po i kalon gjithnjë e më shumë përgjegjësi trashëgimtarit të saj, princit Charles.

Spekulimet nuk janë vetëm të kohëve të fundit, pasi prej disa vitesh subjekti ka qenë në qendër të titujve të gazetave britanike. Por sot konteksti ka ndryshuar me disa elementë që të bëjnë të besosh se monarkia britanike ka vendosur të heqë kurorën.

Sinjali i parë: Madhëria e saj ka vendosur që rezidenca e saj e përhershme të jetë kështjella Windsor dhe jo më pallatin mbretëror Buckingham Palace, në dukje për të evituar një infektim të mundshëm me koronavirus.

Kjo është e besueshme pasi vetë Princi i Uellsit u prek nga virusi dhe në paraqitjet e saj publike edhe Mbretëresha do të ishte mjaft e ekspozuar. “Nëse ajo preket nga virusi kjo do të ishte ndoshta fatale, jo vetëm për të por dhe për princin Filip”, shkruan në biografinë mbretërore Andrew Morton.

«Është e tmerrshme por unë nuk shikoj mundësi që mbretëresha të rinisë punën e saj në formën e mëparshme. Covid-19 nuk do të largohet së shpejti dhe do të jetë me ne për muaj me radhë, për të mos thënë me vite”, shton ai.

Së dyti, princi Charles duket se po përgatitet për detyrën e re pasi ka hequr dorë nga ferma e tij e preferuar «Home Farm», teksa ngjarja e shpallur më 18 gusht për shtypin britanik është padyshim sinjali kryesor se Elizabeth II po përgatitet të heqë dorë nga froni.

Anglezët janë të bindur për këtë pasi Princi ka shpenzuar gati 30 vjet buke transformuar fermën gjigande bujqësore prej 365 hektarësh të vendosur në mes të luginave të gjelbra të Gloucestershire, në jugperëndim të Anglisë duke e kthyer atë në një prej perlave të kulturës bujqësore të Britanisë së Madhe.

FOTO GALERI
1/4
Elisabeta e Anglisë po i kalon gjithnjë e më shumë përgjegjësi trashëgimtarit të saj, princit Charles.

Top Channel