25/11 14:33
Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, është kthyer në kryefjalën e mediave rozë prej disa kohësh.
Vëmendje të madhe mori kur bëri publike romancën e saj me ish-deputetin Mark Frroku. Madje që nga ajo ditë, Rudina nuk nguron të shfaqet publikisht krah tij.
Mbrëmjen e djeshme, aktorja ka postuar një foto në “Instagram”, në të cilën duket e mbështetur te partneri. Të dy janë të veshur shumë elegantë dhe duken më të dashuruar se kurrë.
“Veshtiresite te forcojne zemer… keshtu me thote c?do dite!”, shkruan moderatorja krahas fotos.
Kujtojmë që së fundmi, Rudina ka humbur të atin, i cili është ndarë nga jeta pasi nuk përballoi dot betejën me sëmundjen.
Top Channel