Një histori shantazhi, bullizmi dhe kanosjeje mori fund në Shkodër me ndërhyrjen e policisë. 30-vjeçarja Margarita Gjoni u arrestua pasi publikoi në rrjete sociale një ditë më parë pamjet e dhunës që ushtronte ajo vetë ndaj një 22 vjeçareje të cilën e akuzonte se kishte pasur marrëdhënie me partnerin e saj, një i ri me emrin Ndue.
Në video, viktima një vajze e re, deklaron se ka qenë nën presion e të riut për të mos treguar ngjarjen. Por kjo histori, nuk mbyllet me kaq pasi në rrjetet sociale u publikuan edhe dy video te tjera.
Në një moment tjetër, 22 vjeçarja duket se mbahet serish në një dhome jashtë dëshirës se saj dhe ajo është përballe Margarita Gjonit dhe dy vajzave të tjera, njëra prej tyre e cila vijon të filmoje.
Nën kërcënimin e Margaritës dhe shoqes së saj e cila i thotë të flasë ose do t’i nxjerre zemrën me hanxhar, 22 vjeçarja tregon se i riu Ndue, e ka marrë vajzën në shtëpinë e tij, aty ku e ka prezantuar me prindërit dhe sërish kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Videoja përfundon në momentin kur Margarita fillon ta godasë ashpër 22-vjeçaren dhe i kërkon shoqes së saj të mos filmojë më. Në videon e tretë, dallohet sërish vajza e re e cila është nën presionin e dhunueses ku ajo tregon detaje të reja, se si Ndue e ka kërcënuar me jetën e familjarëve të saj nëse flet mbi këtë ngjarje.
Vetëm pas publikimit të këtyre videove, policia e Shkodrës reagoi duke arrestuar Margarita Gjonin ku akuzohet për veprat penale të “Kanosjes”, “Dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “Ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike”. Në pyetje është marrë edhe i riu Ndue i cili ka hedhur poshtë akuzat ndërsa ndaj tij po vijojnë hetimet.
Top Channel